Pas vizitës në Kosovës, ish-ambasadori ‘godet’ Ramën – ia vë në pah marrëveshjen e tij me Vuҫiqin

Aktuale

Pas vizitës në Kosovës, ish-ambasadori ‘godet’ Ramën – ia vë në pah marrëveshjen e tij me Vuҫiqin

Nga: A.M Më: 27 shtator 2021 Në ora: 18:42
Edi Rama

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka ka komentuar vizitën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Kosovë.

Ai u shpreh se kryeministri Rama u pёrpoq qё mosdakordёsinё e tij politike me qeverinё e Kosovёs pёr “Ballkanin e hapur” ta kompensojё me dakordёsi nё fusha tё tjera.

“Duke theksuar se ёshtё edhe mё i vendosur pёr tё ҫuar pёrpara idenё e tij pёr “Ballkanin e hapur”, kryeministri Rama, nё thelb, rikonfirmoi dakordёsinё e tij politike me presidentin serb A.Vuҫiҫ, i cili, nё kuadrin e nismёs sё pёrbashkёt me Ramёn, kёto ditё, po e kёrcёnon Kosovёn me luftё”, shkroi Lauka në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Dakordёsia politike e Ramёs me Vuҫiҫin

Nё pёrgjigje tё pyetjes pёr nismёn “Ballkani i hapur”, gjatё vizitёs sё sotme nё Prishtinё, Edi Rama deklaroi se pёr kёtё problem ka “mosdakordёsi politike” me Albin Kurtin, ndёrkohё qё shtoi se pёr ҫёshtjet e tjera ka dakordёsi me tё dhe se kjo lloj dakordёsie “ka natyre kombёtare e vёllazёrore”.

I njohur si zhongler i fjalёs, Rama u pёrpoq qё mosdakordёsinё e tij politike me qeverinё e Kosovёs pёr “Ballkanin e hapur” ta kompensojё, gjoja, me dakordёsi nё fusha tё tjera, tё cilat tingёllojnё bukur (pёr propagandё) nё veshёt e dёgjuesve.

Por zhongleri i rryer Rama duhet ta dijё njё gjё elementare: marrёdhёniet midis shteteve, para sё gjithash, janё politike. Nё qoftё se shtetet nuk merren vesh politikisht, vёshtirё tё bien dakord nё fusha tё tjera. Kёtё dёshmon edhe nisma “Ballkani i hapur” e cila ndjek qёllime thellёsisht politike dhe gjeopolitike. Tё njёjtёn gjё dёshmon edhe rasti Kosovё – Serbi. Refuzimi politik i Beogradit pёr njohjen e Kosovёs si shtet i pavarur dhe sovran ёshtё shkaku i tё gjitha problemeve qё sot ekzistojnё nё marrёdhёniet midis tyre, tё cilat nuk i zgjidh as “Ballkani i hapur” i Ramёs, as “normalizimi ekonomik” i Grenellit.

Duke theksuar se ёshtё edhe mё i vendosur pёr tё ҫuar pёrpara idenё e tij pёr “Ballkanin e hapur”, kryeministri Rama, nё thelb, rikonfirmoi dakordёsinё e tij politike me presidentin serb A.Vuҫiҫ, i cili, nё kuadrin e nismёs sё pёrbashkёt me Ramёn, kёto ditё, po e kёrcёnon Kosovёn me luftё.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat