“Beteja mund të jetë fituar, por lufta jo!”/ Para fillimit të dialogut, vjen thirrja për Qeverinë Kurti

Aktuale

“Beteja mund të jetë fituar, por lufta jo!”/ Para fillimit të dialogut, vjen thirrja për Qeverinë Kurti

Nga: A.M Më: 27 shtator 2021 Në ora: 19:51
Foto ilustrim "Bota sot"

Drejtori i institutit Epik, Demush Shasha ka komentuar situatën në veri të Kosovës.

Ai u shpreh se vendimi i Qeverisë ka krijuar një realitet të ri, ku Kosova është duke diktuar rrjedhjen e dialogut dhe jo Serbia.

Shasha konsideron se Vuçiqi nga ka opsione ushtarake dhe ekonomike, derisa Kosova e ka mbështetjen e aletatëve ndërkombëtar.

“Vuçiqi ka mbet i izoluar nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Pse? Sepse pozicioni i tij është i shovinist dhe i pambrojtshëm. Ndryshe nga, le të themi, tarifa doganore 100%, çështja e targave është komplet në anën morale të Kosovës.

Tani çfarë opsione ka Vuçiqi? Ushtarakisht: asnjë. Ekonomikisht: asnjë. Politik: Disa opsione afatshkurtëra, por asnjë me peshë”, shkroi në Facebook Shasha, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kur je i dobët ke veç një rrugë: të bëhesh i fort. Për 10 vite dialogu është zhvilluar nën hijen e një parimi të pashkruar: Kosova është e dobët dhe është ajo që duhet lëshoj pe. Duhet të lëshoj pe për amnisti, për fusnotë, për asociacion, për shkëmbim territoreve, për Gjykatën Speciale...Pra, me fjalë të tjera Kosova nuk ka qenë palë e cila ka diktuar rrjedhjen e dialogut, por ka qenë palë e dialogut cila ka tentuar të kontrolloj dëmet nga kërkesat e paarsyeshme të Serbisë. Dhe pikërisht në këtë kontekst, Vendimi i fundit i Qeverisë ka ndryshuar këtë realitet. Ose, sëpaku, po tenton të ndryshoj.

Tek “Princi”, Makiaveli thotë: “Beteja nuk mund të shmanget, mund vetëm të shtyhet për përfitime të palës tjetër”. Me vendimin e Qeverisë, Kosova ka zgjedhur “betejën”. Pra, Kosova ka bërë hapin e parë duke dërguar policinë speciale në veri. Sidoqoftë, sot askush nuk po e fajëson Kosovën për nisjen e “betejës”. Janë duke u fajësuar të “dy palët”. Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së dhe kështu tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së. Ndërkohë, deri sa Policia Speciale e Kosovës po zhvillon aksionin në veri, shefi i Ambasadës Amerikane në Kosovë tha “zhvillova një takim të mirë me Kryeministrin Kurti”. Duke iu përgjigjur drejtpërdrejt prezencës së shtuar të ushtrisë Serbe në kufi, KFOR-i sot njoftoj se ka shtuar patrullimet. Pra, i gjithë faktori perëndimor ndërkombëtar është në anën e Kosovës. Dhe ky realitet përfaqëson fitoren e “betejës” politike dhe diplomatike të Kosovës.

Nga ana tjetër, Vuçiqi refuzoj propozimin e BE-së për zgjidhjen e situatës. Po ashtu, ai refuzoj takimin në Bruksel. Serbinë po e mbështet vetëm Ambasadori Rus në Beograd. Pra, Vuçiqi ka mbet i izoluar nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar.

Pse? Sepse pozicioni i tij është i shovinist dhe i pambrojtshëm. Ndryshe nga, le të themi, tarifa doganore 100%, çështja e targave është komplet në anën morale të Kosovës.

Tani çfarë opsione ka Vuçiqi? Ushtarakisht: asnjë. Ekonomikisht: asnjë. Politik: Disa opsione afatshkurtëra, por asnjë me peshë.

Pa hyrë në spekulime të goditjes së Vuçiqit nga ana e perëndimit para zgjedhjeve, çfarë mund të konkludojmë është se vendimi i Qeverisë ka krijuar një realitet të ri. Një realitet ku Kosova është duke diktuar rrjedhjen e dialogut. Deri dje pika e parë e rendit të ditës së dialogut ka qenë asociacioni, sot është shovinizmi i Serbisë. Sidoqoftë, beteja mund të jetë fituar, por lufta jo. Tani, mbetet pjesa e rëndësishme: nga do na qoj ky drejtim i ri i dialogut? Këtë nuk e dimë, por çfarë është e qartë është se drejtimi i deritanishëm ka qenë i gabuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat