​Shaip Kamberi: Ideja serbe për mbylljen e kufirit për shqiptarët është fashizëm i pastër

Aktuale

​Shaip Kamberi: Ideja serbe për mbylljen e kufirit për shqiptarët është fashizëm i pastër

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 22:41
Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq përmendi idenë për mbylljen e kufirit për shqiptarët e Luginës së Preshevës, në Konçul.

Ai përmes një postimi në Facebook, këtë ide e ka quajtur fashizëm të pastër serb dhe se ajo nuk do të kalojë në asnjë rrethanë.

“Ideja për mbylljen e kufirit në Konçul është fashizëm i pastër. Nëse me të vërtetë ekziston ideja për mbylljen e kufirit në Konçul, atëherë mund ta paramendoj kush edhe është autori i saj. Por, është fakt që ‘nëpërmjet parandalimit të saj’ A. Vuçiq po e paraqet vetën si paqeruajtës i Ballkanit”, shkruan Kamberi.

Vuçiq dje tha se ekziston një ide që shqiptarëve të mos u lejohet kalimi nga Serbia në Kosovë, si kundërmasë ndaj reciprocitetit të vendosur nga Prishtina zyrtare për targat e automjeteve nga Serbia.

Postimi i plotë:

Ideja për mbylljen e kufirit në Konçul është fashizëm i pastër

Nëse me të vërtetë ekziston ideja për mbylljen e kufirit në Konçul, atëherë mund ta paramendoj kush edhe është autori i saj. Por, është fakt që "nëpërmjet parandalimit të saj" A. Vuçiq po e paraqet vetën si paqeruajtës i Ballkanit.

Në thelb ato nuk do të ishin masa represive vetëm ndaj popullsisë civile, por edhe atak i drejtpërdrejtë ndaj idesë së Ballkanit të hapur me të cilën Vuçiq po krenohet. Në fakt, kjo ide e mbylljes së kufirit në Konçul vetëm për shqiptarët, do të ishte edhe fundi i Open Ballkans.

Shqiptarët me siguri nuk do të duartrokisnin këtë rast. As nën kërcënimin e cilës do fuqi nuk do të pajtoheshim me idenë që të na vendosin në ndonjë rezervat.

Ne tashmë jemi mësuar me prezantimin e shpeshtë të disa ideve të çmendura të cilat munden të nxisin konflikte por në fund na vjen Vuçiq që po i “parandalon”. Kujtoni idenë e Marko Gjuriqit me trenin shumëngjyrësh.

Në elitën qeverisëse serbe, mjerisht, janë të përditshme idetë që prodhojnë konflikte me fqinjët, e të cilat, paqeruajtësi Vuçiq po i “parandalon”. I gjithë qëllimi është ta prezantojnë atë si të “vetmin që i kontribuon paqes në rajon".

Por më duhet patjetër ta them që personi i cili e ka propozuar këtë ide duhet të jetë një budalla i pastër politik. Sepse ndërmarrja e masave represive ndaj popullsisë civile (shqiptare) që de fakto janë shtetas të Serbisë, është një masë fashiste të cilën as një budalla sikurse ai që e paska propozuar nuk do të ketë shans për ta aplikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat