Juristi: Kosova të marrë pjesë në “Ballkanin e hapur” nëse për asgjë tjetër, të kuptohet pozita e Tiranës

Aktuale

Juristi: Kosova të marrë pjesë në “Ballkanin e hapur” nëse për asgjë tjetër, të kuptohet pozita e Tiranës

Nga: A.SH Më: 27 shtator 2021 Në ora: 23:06
Albin Kurti dhe Edi Rama

Kryeministri Albin Kurti ende mban qëndrimin e tij kundër “Ballkanit të hapur”. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vazhdon ta përkrah këtë inciativë.

Jursiti Muhamet Kelmendi ka thënë se Kosova duhet të marrë pjesë në “Ballkanin e hapur”, për t'i shprehur qëndrimet ndaj Serbisë dhe për të parë gjendjen.

Sipas tij, nëse për asgjë tjetër, atëherë që të kuptohet pozita e Tiranës në këtë proces.

Postimi në Facebook:

Shkuarja në takime ku është Shqipëria prezente, edhe nëse është Serbia dhe Maqedonia e Veriut, është mirë për t'i shprehur qëndrimet ndaj Serbisë dhe për të parë gjendjen në "Ballkanin e Hapur".

Nëse për asgjë tjetër, atëherë që të kuptohet pozita e Tiranës, sikundër edhe qëllimi përfundimtar i këtij mekanizmi, për tërë hapësirën shqiptare dhe më gjerë në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat