Alban Krasniqi ‘godet’ Fatmir Limajn, thotë se ai njihej si frikacak gjatë luftës

Aktuale

Alban Krasniqi ‘godet’ Fatmir Limajn, thotë se ai njihej si frikacak gjatë luftës

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 23:36
Fatmir Limaj.

Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, e ka akuzuar për mashtrim dhe e ka cilësuar si “frikacak” kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Krasniqi në emisionin ‘dPt te Fidani’ ka thënë se Limaj nuk doli që të përballej si kandidat për kryetar me kandidatët e tjerë, derisa akuza pati edhe për veprimtarinë e tij gjatë luftës.

“Fatmir Limaj prej malishevasve njihet si njeri mashtrues, dredharak por edhe frikacak. Pse frikacak? Sepse frikën e tij e ka shpërfaqë edhe gjatë luftës dhe e dinë qytetarët. Por, e ka shpërfaqë edhe tani në zgjedhjet e fundit sepse e çoi si kurban mikun e tij që i ka qëndruar gjithmonë pranë e që e kanë ndihmuar njëri-tjetrin z.Ekrem Kastrati e nuk u bë burrë e të dalë para qytetarëve dhe ta kërkojë mbështetjen e tyre nëse ai po mendon se qytetarët e mbështesin”, ka thënë ai.

“Pse z.Limaj nuk doli përballë nesh dhe të sfidohet si kryetar komune apo ndoshta ky posti si kryetar komune i duket si diçka e parëndësishme apo sikurse me z.Begaj që e ka keqpërdorë tash tenton që ta djegë z.Kastrati sepse e di që zgjedhjet janë të humbura”, ka shtuar tutje Krasniqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat