Dalin detaje të reja për aksidentin në Klinë, ku humbi jetën një person

Aktuale

Dalin detaje të reja për aksidentin në Klinë, ku humbi jetën një person

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 08:25
Foto nga aksidenti

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksidentin e mbrëmshëm në Klinë, ku humbi jetën një person dhe u lënduan disa të tjerë.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, ku të involvuara ishin dy vetura dhe një autobus.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, njësitë e zjarrfikësve, gjithashtu edhe prokurori i shtetit, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi të përfshirë në këtë aksident”, thuhet në njoftim.

Të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësorë. Njëri nga të lënduarit për shkake të natyrës së lëndimeve  është dërguar për SHSKUK  në Prishtinë”, thuhet në tutje në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë:

Me datë 27 shtator 2021, rreth orës 21:00, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën “Sadik Rama” në Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një autobus të gjithë me targa vendore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, njësitë e zjarrfikësve, gjithashtu edhe prokurori i shtetit, dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi të përfshirë në këtë aksident.

Të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësorë. Njëri nga të lënduarit për shkake të natyrës së lëndimeve  është dërguar për SHSKUK  në Prishtinë .

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës  është dërguar  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e NJRKRR DRP Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat