Fadil Nura frikësohet nga Bekim Jashari, nuk e dorëzon mandatin e deputetit!

Aktuale

Fadil Nura frikësohet nga Bekim Jashari, nuk e dorëzon mandatin e deputetit!

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 08:32
Fadil Nura

Ani pse i ka hyrë garës për kryetar të Komunës së Skenderajt, kandidati i PDK-së Fadil Nura, vazhdon ta mbaj edhe postin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Për dallim nga bashkëpartiaku i tij i cili synon të qeverisë me Prishtinën Uran Ismaili, i cili ka disa ditë që ka dhënë dorëheqje, Nura ka refuzuar ta bëjë të njëjten.

Media ka kontaktuar kandidatin Nura, për të marrë një sqarim rreth kësaj çështje, por ai ka qenë i shkurtër në përgjigje.

Me 17 tetor ua konfirmoj“, tha Nura, pasi u pyet se a do ta dorëzoj mandatin e deputetit.

Në anën tjetër burime brenda PDK-së kanë se mungesa e vullnetit të kandidatit Nura, për dorëzuar mandatin e deputetit është si rezultat i përkrahjes jo të kënaqshme në terren, në garën zgjedhore.

Pritjet kanë qenë të mëdha dhe në fillim kemi vërejtur se ka vullnet nga elektorati për të mbështetur PDK-në dhe Sami Lushtakun, por pamundësimi i garës nga KQZ-ja, bëri që të ndryshohet edhe situata në terren. Mbështetja ndaj kandidatit Fadil Nura, është dukshëm më e vogël, ani pse në çdo tubim është prezent edhe kryetari i degës Lushtaku. Në këtë kontekst, bazuar në gjendjen aktuale, kandidati ynë Fadil Nura e sheh me rrezik largimin nga Kuvendi i Kosovës“, u shpreh ky burim brenda degës së PDK-së në Skenderaj.

Ndryshe edhe sondazhet elektorale të organizuara nga mediat lokale në Skenderaj, kanë nxjerrur rezultate më të larta për kundërkandidatin e tij, Bekim Jashari i cili aktualisht është kryetar i Komunës së Skenderajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat