EULEX-i i gatshëm të asistojë bashkë me KFOR-in në veri

Aktuale

EULEX-i i gatshëm të asistojë bashkë me KFOR-in në veri

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 08:53
Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, deklaroi të hënën se EULEX-i është i gatshëm të asistojë së bashku me KFOR-in për stabilizimin e situatës në veri të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur në takimin që ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, takim ky të cilin e ka quajtur të dobishëm.

Takim shumë i dobishëm sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me ngërçin në dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. EULEX-i vendosi ekipe në të dy pikat e përbashkëta kufitare një javë më parë dhe është gati të ndihmojë së bashku me NATO-n”, ka shkruar Wigemark në Twitter.

Ndryshe, tash e tetë ditë rrugët në afërsi të pikave kufitare Kosovë-Serbi, Bërnjak e Jarinje, janë të bllokuara nga serbët.

Ata po kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës së reciprocitetit për targat e veturave që hyjnë nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat