A iu bashkua “Kamishi” Idealit të Bekim Jasharit, dhe a po largohet nga PDK-ja?

Aktuale

A iu bashkua “Kamishi” Idealit të Bekim Jasharit, dhe a po largohet nga PDK-ja?

Nga: N.Sh. Më: 28 shtator 2021 Në ora: 10:01
Bekim Haxhiu në përkrahje të Bekim Jasharit

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ‘Kamishi’ tashmë edhe publikisht po e përkrahë Bekim Jashrin për të parin e Skenderajt.

Haxhiu, përveç përkrahjes që po bën për Jasharin, ai po merr pjesë edhe në fushatën që Ideali po e bënë në fshatrat e Drenicës.

Përveç kësaj, Haxhiu po mban edhe fjalime para publikut, ku po prezantojnë kandidatët e Idealit në fushatën e Jasharit.

Së fundmi, Bekim Jashari ka publikuar disa fotografi të pjesëmarrjes së tyre në Dashec e Mikushnicë, aty është pa edhe Haxhiu me kryetarin e OVL-së-UÇK-së, Emin Lati.

Në Mikushnicë e Dashec  bashkë me bartësin e Listës tonë të Pavarur, Gjeneral Nuredin Lushtaku, deputetin e Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, Kryetarin e OVL-së- UÇK-së, Emin Lati e kandidatë për asamble komunale, takuam shumë përkrahës të idealit tonë të përbashkët.

Para qytetarëve të pranishëm,  prezantuan qindra projekte të jetësuara nga qeverisja jonë katër vjeçare, si bujqësi, ujësjellës, kanalizim, projekte infrastrukturore e arsimore, shërbime publike e mjedis, zhvillim ekonomik, kulturë, rini, sport e shumë projekte tjera.

Kështu me punë e projekte konkrete po arrijmë të kompletojmë infrastrukturën në çdo fshat të komunës sonë dhe të ofrojmë kushte të favorshme për investitorët, për të rritur punësimin dhe perspektivën për të rinjtë tonë.

Në Mikushnicë prezantuam kandidatin  e këtij fshati, ish ushtarin e UÇK-së, Mujë Shabani, kurse në Dashec prezantuam kandidatët e kësaj zone si, Ilir Ejupi, Isuf Hoti e Abdulla Gashi.

Mbështetja e qytetarëve për Idealin tonë të përbashkët është mesazh i qartë që Skenderaj nuk kthehet mbrapa, por vazhdon para në jetësim të amanetit të dëshmorëve e heronjve të kombit tonë”, ka shkruar Jashari.

Ndërsa, disa ditë më parë, ‘Kamishi’ për media ka deklaruar se po të ishte kandidatë për kryetar të Skenderajt edhe dikush nga familja e tij, atëherë përsëri do të përkrahte Bekim Jasharin.

Ai ka thënë se PDK-ja nuk do duhej të garonte kundër Bekimit.

Jam munduar me tërë qenien time me gjet një kompromis në Skenderaj që PDK-ja mos me garu kundër vlerave të saj, pra të mos garojë kundër emblemës së UCK. Në Skenderaj nuk do të duhej PDK-ja të garonte kundër Bekim Jasharit, dhe të vazhdonte koordinimin që e kishte në zgjedhjet e vitit 2017, kur PDK-ja me Kadri Veselin nuk vendosën kundër kandidat në raport me Bekim Jasharin”, ishte shprehur Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat