Deklarohet Policia për gjendjen në veri pas shkuarjes së KFOR-it

Aktuale

Deklarohet Policia për gjendjen në veri pas shkuarjes së KFOR-it

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 11:02
KFOR

Pasditen e djeshme Misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë ka rritur numrin e patrullimeve në gjithë Kosovën, përfshirë edhe pjesën veriore.

Kjo pasi, gjendja në veri të vendit u tensionua kur serbët vunë barrikada dhe protestuan ndaj vendimit të marrë nga Qerveria e Kosovës për vendosjen e reciprocitetit të targave te automjeteve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka bërë të ditur se situata aktualisht po vazhdon të jetë e njëjtë në atë pjesë.

Mund të them se situata është e njëjtë.” tha shkurt Kelani.

Ditën e djeshme zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella, ka thënë se numri i patrullimeve në veri është rritur.

KFOR-i ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe Kosovën veriore”, ka thënë në një përgjigje Minutella.

Sipas tij, KFOR po monitoron nga afër situatën në të gjithë Kosovën dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga 20 shtatori kur Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat nga Serbia. Kjo masë po kundërshtohet nga qytetarët serbë, të cilët kanë bllokuar rrugët që çojnë për në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat