Krasniqi: Jemi në gjendje lufte me Serbinë, s`ka paqe, ka vetëm armëpushim

Aktuale

Krasniqi: Jemi në gjendje lufte me Serbinë, s`ka paqe, ka vetëm armëpushim

Nga: M.L. Më: 28 shtator 2021 Në ora: 11:46
Milazim Krasniqi

Profesori Universitar Milazim Kransiqi, në një postim në Facebook, ka publikuar një pjesë të shkrimit të tij të vitit 2015 të titulluar “Qelbi i politikës shtetërore serbomadhe shpërthen përsëri”, që ndërlidhet me situatën aktuale në veri të Kosovës.

Aty Krasniqi shkruan se jemi në gjendje lufte me Serbinë dhe se BE-ja nuk po ka vullnet ta ndryshojë gjendjen.

E sigurt është një: Ne jemi në gjendje lufte me Serbinë dhe kjo nuk po ndryshon, sepse BE-ja nuk po ka fuqi e mbase as vullnet që ta ndryshojë këtë gjendje. Armëpushimi që e ka siguruar Marrëveshja e Kumanovës e NATO-s është në fuqi dhe mund të zgjasë, por mbetet vetëm armëpushim. Jo paqe. ( Shkëputur nga teksit im me titull QELBI I POLITIKËS SHTETËRORE SERBOMADHE SHPËRTHEN PËRSËRI,18 tetor 2015)”, shkroi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat