Reuters: Vendet e Ballkanit Perëndimor të pasigurt anëtarësimin në BE

Aktuale

Reuters: Vendet e Ballkanit Perëndimor të pasigurt anëtarësimin në BE

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 16:58
Liderët e vendeve të Ballkanit

Nga frika e një reagimi politik të shteteve anëtare, Bashkimi Evropian nuk mund të pajtohet që të japë një garanci për anëtarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Kështu thonë disa diplomatë, të cilët këtë mendim e mbështesin në tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës së fundmi.

Ky reagim mund “të prekë” Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, vende që presin të anëtarësohen në BE.

Në samit, Unioni Evropian kishte planifikuar ta përsëriste premtimin e saj, të bërë 18 vjet më parë, se “do t’i ofronte mbështetje perspektivës evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor”.

Kjo ka kaluar të paktën në dy runde bisedimesh pa marrëveshje”, kanë theksuar diplomatët, raporton ‘Reuters’.

Tutje thuhet se shtetet e BE-se nuk do t’i zbulojnë pozicionet e tyre, mirëpo Danimarka, Franca dhe Holanda kanë frikë nga “përsëritja e nxitimit” për futjen e Rumanisë dhe Bullgarisë në BE në vitin 2007, dhe nga keqmenaxhimi i punëtorëve, të ardhur nga Evropa Lindore në Britani, duke i kthyer shumë britanikë kundër BE-së.

Diplomatët janë deklaruar edhe rreth çështjes së liberalizimit të vizave për kosovarët, për çka thonë se BE-ja nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë që qytetarët kosovarë të lëvizin pa viza.

Mosanëtarësimin e shteteve të tjera në BE, e ka parë si problematike njohësi i integrimeve evropiane, John O’Brennan, i cili ka thënë se derisa ka kaq shumë shtete në BE që mendojnë që s’duhet zgjeruar komuniteti, “kjo nuk po shpien askund”.

Së fundmi, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Shqipëri, në kuadër të udhëtimit zyrtar në vendet e Ballkanit Perëndimor, tha se i qëndronte zotimit se “e ardhmja është e përbashkët në Bashkimin Evropian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat