Fushatë vetëdijesuese në përkrahje të grave kandidate për të aplikuar në Policinë e Kosovës

Aktuale

Fushatë vetëdijesuese në përkrahje të grave kandidate për të aplikuar në Policinë e Kosovës

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Me qëllim të sensibilizimit dhe informimit për aplikim në Policinë e Kosovës, gjatë ditëve të fundit në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut po realizohet fushatë vetëdijesuese për vajzat dhe gratë me theks të veçanet ato të komuniteteve.

Fushata po realizohet përmes kontakteve, vizitave, takimeve me të interesuarat si potencial për aplikim në konkurset e ardhshme në Policinë e Kosovës.

Gjatë këtyre ditëve janë realizuar takime sensibilizuese në zonat e banuara me komunitete, përfshirë komunat Mitrovicë - Jug dhe Vushtrri.

Nga ana e zyrtarëve policorë është bërë prezantim për rëndësinë dhe punën policore me qëllim të inkurajimit të numrit sa më të madh të kandidateve nga radhët e komuniteteve që të shfrytëzojnë mundësitë që të jenë pjesë e konkurseve të ardhshme të policisë.

Gjatë fushatës është prezantuar procesi i rekrutimit, si dhe pjesëmarrësve iu janë shpërndarë broshura me udhëzues rreth mënyrës së aplikimit dhe fazave të testimit.

Policia në Mitrovicë inkurajon të gjitha vajzat dhe gratë e interesuara me theks të veçantë ato nga komunitetet që të aplikojnë në konkurset e ardhshme për inkuadrim në Policinë e Kosovës.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat