​Giacobbe: Sovraniteti i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm

Aktuale

​Giacobbe: Sovraniteti i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 19:28
Foto nga takimi

I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, është pritur sot në një takim nga presidentja Vjosa Osmani me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend pas vendimit për reciprocitet të targave me Serbinë.

Diplomati amerikan potencoi se për SHBA-të, sovraniteti i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, duke shtuar se dialogu është mënyra e duhur për të vazhduar tutje.

Ndërsa, presidentja Osmani akuzoi edhe një herë Serbinë se po tenton ta destabilizojë situatën, në vazhdën e përpjekjeve ruso-serbe për zhbërjen e të arriturave të SHBA-së, BE-së, dhe NATO-së në Kosovë dhe rajon.

Në këtë kontekst, Osmani tha se vendimi i institucioneve të Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me targa është i ligjshëm. Ajo vuri theksin te fakti se zbatimi i kësaj mase nga institucionet tona është në përputhje të plotë me marrëveshjen e Brukselit, e cila nuk është zbatuar nga ana e Serbisë.

Presidentja Osmani e bëri të qartë po ashtu që Kosova në asnjë moment nuk ka qëllim të eskalojë situatën. Në veçanti, ajo potencoi se përkushtimi kryesor i institucioneve të vendit është mirëmbajtja e rendit dhe ligjit si dhe mbrojtja e secilit qytetarë në Republikën tonë.

Duke folur për procesin e dialogut, presidentja Omani konfirmoi se Kosova mbetet e përkushtuar për vazhdimin e tij dhe ritheksoi rëndësinë e trajtimit të barabartë të palëve të përfshira në të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat