Eksperti rus zbulon gjithçka: Në këtë mënyrë Rusia po shkakton tensione në Kosovë dhe ...!

Aktuale

Eksperti rus zbulon gjithçka: Në këtë mënyrë Rusia po shkakton tensione në Kosovë dhe ...!

Nga: A.M Më: 28 shtator 2021 Në ora: 19:55
Posterë me fotografinë e presidentit rus, Vladimir Putin të vendosura në Mitrovicën e Veriut. Fotografi nga arkivi.

Kosova dhe Serbia tash e disa ditë janë në konflikt, kjo për shkakt të vendosjes së reciprocitetit të targave nga Qeveria Kurti.

Ekspertë të ndryshëm e shohin një rol aktiv të Rusisë në këtë konflikt. Dihet se Rusia nuk e njeh Kosovën si vend dhe vazhdon ta shoh atë si pjesë të Serbisë.

Eksperti rus Jakub Janda nga "Qendra Evropiane e Vlerave për Politikat e Sigurisë" në Pragë për gazetën gjermane BILD tha se nuk duhet harruar "se Serbia është një aleate e ngushtë e Rusisë. Jo vetëm ushtarakisht, por edhe ekonomikisht dhe nga identiteti i përbashkët i ndërtuar ”, transmeton “Bota sot”.

Madje, eksperti rus u shpreh se pa mburojën mbrojtëse diplomatike dhe ushtarake të Rusisë, nuk do të ndodhte ky përshkallëzim kundër Kosovës.

“Ajo që ne po shohim aktualisht është një përshkallëzim kundër Kosovës, në të cilën Serbia dhe Presidenti Vuçiq po rrisin aksionet e tyre politike. Pa mburojën mbrojtëse diplomatike dhe ushtarake të Rusisë, kjo nuk do të ishte e mundur. Rusia dëshiron që Ballkani Perëndimor të destabilizohet, dhe unë shoh që Rusia ndan përgjegjësinë për tensionet aktuale në Kosovë ", deklaroi Janda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat