Bekim Jashari tregon nëse ka marrëveshje me VV-në për zgjedhjet lokale

Aktuale

Bekim Jashari tregon nëse ka marrëveshje me VV-në për zgjedhjet lokale

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 00:36
Bekim Jashari

Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka hedhur poshtë pretendimet se ka marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Pretendimet e tilla i ka quajtur “propaganda”, teksa ka thënë se njëjtë ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara, kur sipas tij, ka pasur zëra për një marrëveshje mes tij edhe Partisë Demokratike të Kosovës

“Para 4 vjetëve ka pasur propaganda nga VV-ja që jam i PDK-së sepse para 4 viteve PDK s’ka pasur kundërkandidat ndaj meje. Tash po flitet nga PDK-ja se Bekimi është i VV-së”, ka thënë Jashari.

“Por, nuk është veç VV-ja që s’ka kandidat për Skenderajn në këto zgjedhje. Asnjë parti tjetër nuk ka, përveç PDK-së. Kurrkush s’ka vendosur kundërkandidat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat