“Formula e veriut”/ Ish-agjenti i SHIK-ut tregon se si Vuçiqi përmes Baton Haxhiut thërriste Thaçin!

Aktuale

“Formula e veriut”/ Ish-agjenti i SHIK-ut tregon se si Vuçiqi përmes Baton Haxhiut thërriste Thaçin!

Nga: N.Sh Më: 29 shtator 2021 Në ora: 18:36
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka treguar një skenar se si presidenti serb, Aleksandër Vuçiq thërriste Hashim Thaçin përmes Baton Haxhiut.

Miftari, përmes një postimi në facebook, thotë se, kjo thirrje e Vuçiqit ishte urdhër për Thaçin.

Ai shkruan se tash ka ndërruar situata, duke treguar se reciprociteti në targa ndaj Serbisë do të mbetet.

Ai potencon se, reciprociteti mbetet, dhe së pari largohen barrikadat dhe paramilitarët serbë pastaj tërhiqet policia e Kosovës.

Postimi i plotë:

Formula e veriut

Tabelat RKS nuk hiqen kurrsesi dhe mbetet reciprociteti në fuqi, tërhiqen barrikadat dhe paramilitarët e Vuçiqit pastaj tërhiqen policia jonë, sa për ushtri, polici, aeroplanë helikopterë, autoblinda  e tanke serbe veç a kanë naftë e kerozinë se tanë ditën le të bëjnë manovra e kruga deri afër kufirit tonë!

E mësuam keq shkaun e shkinës, Aleksandër Vuçiqin sa herë që luanin skena teatrale me Hashimin, se cili është ma patriot se tjetri afër zgjedhjeve vetëm e thirrke Hashim Thaçin përmes Baton Haxhiut dhe i thoshte RSOU deri në 12 të natës me largu nga veriu dhe ashtu ndodhke, por Albin Kurti, Vjosa Osmani, Xhelal Sveçla, Albulena, Mehaj, .....ne razumeju serbski dobro.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat