Kandidati që garon për kryetar të Pejës, nuk e di ku bashkohen Drini i Bardhë dhe Drini i Zi

Aktuale

Kandidati që garon për kryetar të Pejës, nuk e di ku bashkohen Drini i Bardhë dhe Drini i Zi

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 21:23
Kreshnik Husaj – Kika

Kandidati i PDU-së për kryetar të Pejës, Kreshnik Husaj – Kika, gjatë debatit me kundër kandidatët nuk e ka ditur se ku bashkohet Drini i Bardhë me Drinin e Zi.

Në pyetjet paraprake, kandidati i LDK-së dhe ai i AAK-së ishin të saktë në përgjigjet e tyre, për dallim nga Kika.

“Në cilin qytet bashkohet Drini i Bardhë dhe Drini i Zi?”, u pyet.

“Po ia kaloj kryetarit”, ka thënë Kika

Ndërsa i shpejtë ishte Rrustem Berisha i AAK-së ku tha “Kukës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat