“Marrëveshja për targat është fitore për Qeverinë, Kosova nuk ra në provokimet e Serbisë”

Aktuale

“Marrëveshja për targat është fitore për Qeverinë, Kosova nuk ra në provokimet e Serbisë”

Nga: N.Sh Më: 30 shtator 2021 Në ora: 16:33
Policia e Kosovës

Kosova sot ka arritur në Bruksel marrëveshje me Serbinë për targat, pas reciprocitetit që shteti ynë e vendosi kundër shtetit serb.

Kjo marrëveshje e arritur sot, sipas analistit politik, Albert Krasniqi, nga Demokraci Plus është fitore e Qeverisë së Kosovës.

Ai thotë se, targat ilegale KM kanë qenë në përforcim dhe nuk po kthehen tash, ndërsa prania e KFOR-it në pikat kufitare sipas tij, nuk kanë pse të na pengojnë.

Ai shkruan në Facebook se, mbulimi i targave është avancim në raport me heqjen e tyre.

Krasniqi shkruan se Serbia shpërfaqi edhe një herë tendencat për destabilizim në rajon, kurse Kosova nuk ra në këto provokime serbe.

Postimi i plotë:

Marrëveshja për targat është fitore për Qeverinë e Kosovës.

- Targat ilegale KM kanë qenë në përdorim dhe nuk po kthehen tash. Problemet që janë shtresëzuar për kaq shumë kohë, nuk mund të zgjidhen brenda natës;

- Prania e KFOR-it në pikat kufitare nuk ka pse të na pengojë, përderisa nuk na pengon që KFOR-i të ruaj kufijtë tanë;

- Mbulimi i targave është avancim në raport me heqjen e tyre. Me këtë marrëveshje - nëse zbatohet - të dy shtetet trajtohen barabartë;

- Serbia shpërfaqi edhe një herë tendencat për destabilizim në rajon. Kosova nuk ra në provokimet e shumta të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat