Dridhje në Veri të Kosovës/Analisti nga Amerika: “Tërmeti” që shkundi ndërgjegjen e ndërkombëtarëve ndaj lojërave të Vuçiq

Aktuale

Dridhje në Veri të Kosovës/Analisti nga Amerika: “Tërmeti” që shkundi ndërgjegjen e ndërkombëtarëve ndaj lojërave të Vuçiq

Nga: G.B Më: 1 tetor 2021 Në ora: 09:37
Jarinje

Analisti nga Amerika, Ramazan Bekteshi, ka komentuar situatën në veri të Kosovës, që nga fillimi i vendosjes së reciprocitetit për targat.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se një si ‘Tërmet tektonik Ballkanik’ e përfshiu javën e kaluar Veriun e Kosovës me epiqendër në Bërnjak dhe Jarinje, ku paniku u shkaktua në Serbia dhe nga traumat e tij Vuçiqi përfundoi në spital, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Vuçiq i provokoi shqiptarët dhe nga këto lojëra u turpërua.

Ai ka kritikuar edhe opozitën që nuk i pëlqeu vendimi për reciprocitet.

Sipas Bekteshit, ‘tërmeti i Veriut’ ishte një test dhe një ekuacion, një uverturë që pati një fund të lumtur dhe shkundi ndërgjegjen e fjetur të bashkësisë ndërkombëtare që vazhdon tu besojë fabulave të Vuçiqit.

Postimi i plotë:

Dridhje në Veri

Një si ‘Tërmet tektonik Ballkanik’ e përfshiu javën e kaluar Veriun e Kosovës me epiqendër në Bërnjak dhe Jarinje, jehona e të cilit sikur e tejkaloi atë ‘tërmetin’ e trazirave të 17 marsit më 2004 ku 19 vetë humbën jetën. Ky ‘tërmet’, me epiqendër në veri të vendit tonë solli një panik të paparë. ‘Tërmeti’ ndodhi në Kosovë por paniku u shkaktua në Serbi, nga traumat e të cilit Vuçiqi përfundoi në spital.

Vuçiq me arsenalin e tij ushtarak i provokoi shqiptarët në jug, ishin ato bishat fluturuese, apo reliktet që u ngjanin fluturakeve të luftës se II-të botërore, duke u përpjek të shkaktoj panik te shqiptarët si gjatë të 90-tave, ai po ashtu u përpoq të kërcënoj NATO-n me ultimatum 24 orësh por edhe BE-në. Kjo lojë e ndytë e turpëroi keq luftënxitësin dhe kriminelin Vuciq.

Kush e shkaktoi ketë dridhje ‘tektonike’, aksioni në veri për rend dhe ligj, a ishte “Stuhia, Albini-Vjosa”, që shkaktoi jehonë në katër kontinente dhe zgjoi ndërgjegjen e fjetur të Bashkimit Evropian që e lejuan Serbinë me donacione të (BE-së) të armatoset nga Rusia e Kina. Aksioni ne veri zgjoi ndërgjegjen e civilizimit që ta kuptojnë se sa larg ka shkuar “Open Ballkani” i Vuçiqit dhe Ramës, dhe më në fund, ky ‘tërmet’ e bëri të pamundur takimin e radhës të Ballkanit të Hapur të Novi Sad-it.

Derisa, Vuçiq provokonte nga ajri me aeroplanë, e në tokë duke sjell protestues nga Mali i Zi e Sanxhaku, duke sjell tanke e autoblinda nga Rashka, dhe ambasadorin rus në kufi me Kosovën, Shqipëria heshti, Rama s’kishte asnjë fjalë qortuese për Vuçiqin, kur ai ishte në kulmin e kërcënimit dhe marrëzisë së tij, Rama nuk u tha serbëve se; nëse ju keni të drejtë të kujdeseni për vëllezërit tuaj edhe ne kemi të drejtë të kujdesemi për vëllezërit tanë, derisa deklarata e ambasadorit të Ramës në Kosovë, ‘Minxhoz Bixhozi’ i shkon për shtati Vuçiqit, duke llomotitur se Shqipëria nuk do të intervenoj në veri, valle çfarë nami dëshironte të shprehte ambasadori me ketë thënie.

Edhe opozitës në Kosovë s’i pëlqeu pse “Stuhia, Albini-Vjosa” që e shkaktoi këtë ‘tërmet’ në Veri, e që Vuçiqit i shkaktoi ‘panic attack’. Ata e kritikuan Kurtin, sepse ai tregoi kurajë që të zbatojë reciprocitetin për targat, një marrëveshje e sjellë më herët por që s’patën guxim ta zbatojnë derisa ishin në pushtet. Opozita edhe suksesin e quan dështim, e quan fushatë zgjedhore, por në fakt ata e lan fushatën dhe rrezikuan duke implementuar reciprocitetin e vonuar të tyre.

Në Prishtine, ditë e natë, ‘Sputniku’ serb vepron lirshëm në disa ‘TV stanica’, për çdo natë bënë spektakël duke promovuar defetizëm, përçarje, e nihilizëm, njësoj si simotrat në Tiranë me ‘provokacia-të Mustafa Nanos e Jazexhinjtë.

Derisa, kjo PDK-ja, kur Thaçi e Vuçiq kërkonin këmbim territoresh, ajo heshte, por tash kur mbrohet shtetësia, ajo ankohet pse Forcat Speciale shkuan në veri, sa shpejtë harruan sa keq e plaçkitën shtetin, sa marrëveshje të këqija i sollën Kosovës, duke filluar nga falja e Çakorrit e deri te Zajednica, edhe pse për këta të dyja Thaçi ua lenë fajin Haradinajt e Mustafës, por në fakt që të tre ishin autorët famëkeq. Opozita kurrsesi të gjen rrugën e konstruktivitetit, por syrin e ka vënë si të kthen pushtetin e humbur.

Vendimi i qeverisë për veprim në veri ishte dinjitoz, ajo mori një vendim të guximshëm, ajo nxori në pah se Forcat Speciale të policisë janë profesionale, të trajnuara fort për sfida qytetare, ajo e fitoi këtë betejë në mënyrë triumfale, edhe pse në një ambient të rrezikshëm e provokues, ajo e përmbushi misionin e saj me guxim e përpikëri. Kjo qeveri, me të mirat e të metat e veta, është duke e kthyer dinjitetin dhe shpresat e humbura qytetarit.

‘Tërmeti i Veriut’ ishte një test dhe një ekuacion, një uverturë që pat një “happy ending”, që shkundi ndërgjegjen e fjetur të bashkësisë ndërkombëtare që vazhdon tu besojë fabulave të Vuçiqit, derisa kryefjala dhe kallëzuesi ishin qeveria dhe Forcat Speciale të PK-së. Kjo nuk ishte një sagë zhylverniane, por një akt epik që sensibilizoi opinionin ndërkombëtar, dhe një tregim e një sprove suksesi, pa viktima dhe me faqe të bardhe, Forcat Speciale të policisë kthehen në bazë triumfalisht dhe si heronj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat