“Amerika ka vendosur t’ju burgosë të gjithë juve që keni vra shqiptarë”, vjen deklarata bombë nga familja e Haki Imerit

Aktuale

“Amerika ka vendosur t’ju burgosë të gjithë juve që keni vra shqiptarë”, vjen deklarata bombë nga familja e Haki Imerit

Nga: N.Sh Më: 1 tetor 2021 Në ora: 09:38
Haki Imeri

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, ka reaguar pas akuzave që po i bëhet Qeverisë së Kosovës, për refuzimin e gazit amerikan.

Kjo familje përmes një postimi në Facebook, thotë se, qenkan çartur patriotët e rremë që kanë vra shqiptarët dhe kanë zhvatur Kosovës për 20 vjet.

Familja Imeri thotë se, Amerika ka vendosur që t’i burgos të gjithë ata që kanë vra shqiptarë.

Kjo familje, shkruan se Kurti më shumë se çdo kush i përkrahë iniciativat amerikane për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Janë çart patriotët  rremë që kanë vra shqiptarët e kanë zhvatë Kosovën për 20 vjet se kinse qeveria Kurti paska refuzuar gazin amerikan?

Cilin gaz Amerikan kallëzona?

Nëse Bashkimi Evropian pranon gazin rus pse të mos e pranojmë edhe ne?

Tregti me Serbi bën të bëhet shumëfish më shume se me Shqipëri këtu nuk po e shfaqni patriotizmin e rremë?

Qeveria Kurti punon për qytetarin dhe ashtu duhet të veproje deri në fund.

Amerikanet nuk janë kundër vendimeve të qeverisë së Kosovës e cila bën punën për të ia siguruar jetë më të mirë qytetarit kosovar, jetën e të cilit e kanë sakatosur komandantet fat(m)keq që janë shndërruar në milioner në kurrizin e qytetarit, e shumica prej tyre do ti shpenzojnë lekët e vjedhura duke u mbrojtur për krimet ndaj shqiptarëve .

Albin Kurti atë që e pranon Evropa bëje edhe ti sepse ne nuk jemi kundër Amerikës në asnjë variant por jetojmë në Evropë.

Albin Kurti më shumë se kushdo në Kosovë përkrahë iniciativat amerikane për ta ndërtuar shtetin e Kosovës, që një shembull konkret:

Sa ishte Ramush Haradinaj Kryeministër, Hashim Thaçi President, Kadri Veseli kryetar parlamenti, ishte 22 dhjetori 2017 organizuan ta godasin Amerikën me thikë pas shpine duke organizuar zhbërjen e Gjykatës Speciale... kështu patën deklaruar amerikanët, anglezët dhe gjermanët etj...

Albin Kurti nuk theri miqtë pas shpine dhe doli kundër kësaj ndërmarrje kriminale e cila cenonte pavarësinë e Kosovës, tash mos na u shiteni pro amerikan se Amerika ka vendosur të u burgos të gjithë juve që keni vra shqiptarë...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat