Vitia: Fushata ime do të jetë brenda rregullave të MSH-së

Aktuale

Vitia: Fushata ime do të jetë brenda rregullave të MSH-së

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 12:04
Arben Vitia

Ministri i dorëhequr i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se gjatë fushatës së tij për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, do të respektojë rregullat e MSH-së, ndaj COVID-19.

Gjatë deklarimit të tij para mediave, ai iu bëri thirrje edhe subjekteve politike pa përjashtim, të respektojnë vendimet sepse shëndeti publik është mbi të gjitha

“Fushata ime natyrisht do të jetë komplet brenda rregullave të cilat Ministria e Shëndetësisë i ka parashtruar me vendimin e fundit të qeverisë dhe në përputhje me këtë vendim, dhe në këtë drejtim mund t’iu garantoj që e gjithë fushata bazike do ta ketë së pari ruajtjen e shëndetit publik pa shkelur asnjë rregull të cilat vet i kemi vendosur”, tha ai.

“Ju bëj thirrje të gjitha subjekteve politike pa përjashtim që të respektojnë këto masa që të përmbahemi gjatë kësaj kohe të fushatës sepse shëndeti publik është mbi të gjitha dhe s’ka opsion tjetër përveç që ta ruajmë, dhe ne si politikanë duhet të jemi shembuj dhe prijës t’iu dëshmojnë qytetarëve që jemi shembull për t’u ndjekur”.

Ndërkohë, Dafina Gexha do të jetë ushtruese e detyrës në Ministri të Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat