​Drenori proteston para Ambasadës Amerikane dhe KQZ-së: Ankohet në Lladrovcin dhe paralajmëron padi

Aktuale

​Drenori proteston para Ambasadës Amerikane dhe KQZ-së: Ankohet në Lladrovcin dhe paralajmëron padi

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 14:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Kandidati për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori ka protestuar sot para Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shprehur pakënaqësitë që siç tha ai, po u bëhen në garën zgjedhore nga kandidati aktual Ramiz Lladrovci.

Drenori i cili ishte shoqëruar nga kandidatët për asamblistë, paralajmëroi edhe padi për shkak të uzurpimit të billbordëve që sipas tij, ka bërë kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Drenori thotë se ai dhe pesë kandidatët e tjerë për kryetar të Drenasit janë kufizuar në fushatë nga Lladrovci, i cili garon edhe për një mandat.

Drenori: Do të dorëzojmë kallëzim penal për Lladrovcin

Ne jemi 6 kandidatë në garën për kryetar në Drenas, ndërsa kryetari aktual z. Lladrovci i ka uzurpu të gjithë billbordët, të cilët do të ishte dashur me qenë në përpjesëtim të ndarë për të gjithë kandidatët... Presim që PZAP të japë versionin e tij... Për këtë, po them do ta dërgojmë edhe në Prokurori, por siç shihet edhe në fotografi, në gjithë Drenasin thuajse është veç një kandidat dhe nuk ka kandidatë tjerë. Janë të gjithë billbordët e mundshëm që kanë qenë të lirë, të cilët janë vetëm me foton e Ramiz Lladrovcit”, tha ai.

Ai tha se në Drenas nuk ka frymë të demokracisë dhe se sipas tij, prokurorët shpejt po i mbyllin rastet për shkak të presionit të Lladrovcit.

Të njëjtën ankesë, Drenori e parashtroi edhe para Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ku tha se kishte sjellë edhe materialin për padinë që dikur Lladrovci kishte bërë për të.

Drenori: Gjykatës, policë e prokurorë janë në presion të vazhdueshëm nga Lladrovci

Atë që e kam sjellë sot është edhe materiali për padinë, të cilën e kishte bërë në atë kohë z. Lladrovci, edhe në atë kohë ishim kundërkandidatë. Ai kishte përdorur veturën zyrtare në një shkollë, dhe unë e kisha denoncuar në rrjete sociale, dhe ëpr të njëjtën kishte bërë padi, që unë nuk e kam ditë dhe më ka thirrë gjykata. Gjykata, në vend që të dënojë atë që ka përdorur veturën zyrtare, më ka dënuar mua sado me një dënim të ulët, vetëm sa për të thënë që është dënuar, duke e arsyetuar në vendim se Ramiz Lladrovci është vëllai i Fehmi Lladrovcit... Jo vetëm ai gjykatës, por edhe gjykatës tjerë, policë e prokurorë janë në presion të vazhdueshëm nga z. Lladrovci për të gjithë kundërshtarët politikë”, tha ai.

Sipas tij, qytetarët e Drenasit duhet të jenë në dijeni se kryetari aktual është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Drenori: Z. Lladrovci është në listën e zezë në ShBA

Z. Lladrovci është blaclisted në ShBA, në listën e zezë dhe le ta dinë edhe qytetarët që një kryetar i joni aktual dhe që pretendon me e marrë edhe një mandat të jetë dikush që është i rrezikshëm ose që përbënë rrezik për ShBA”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat