​Haradinaj: Paratë e Gazprom-it rus kanë bërë që Kurti të refuzoi gazsjellësin amerikan

Aktuale

​Haradinaj: Paratë e Gazprom-it rus kanë bërë që Kurti të refuzoi gazsjellësin amerikan

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 14:42
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se i ka dhënë dy goditje të rënda shtetësisë së Kosovës me marrëveshjen për targat e automjeteve me Serbinë dhe refuzimin për gazsjellësin amerikan. Duke kërkuar dorëheqjen e kreut qeveritar, Haradinaj tha se paratë e Gazprom-it rus kanë bërë që Kurti të refuzoj projektin amerikan. Derisa edhe përmendi protestat si mundësi për të kundërshtuar këto vendime.

Në një konferencë për medie gjatë të premtes, Haradinaj tha se me refuzimin për gazsjellësin u dëshmua antiamerikanizmi i Kurtit, ndërsa me marrëveshjen për targat e ktheu Kosovën 10 vjet prapa.

Haradinaj: Dje shteti i Kosovës ka marrë dy goditje të rënda nga kryeministri kukull

Dje shteti i Kosovës i ka marrë dy goditje të rënda, më të rëndat që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Këto goditje kanë ardhur jo nga jashtë, jo nga armiqtë tanë por nga kolona e pestë e shtetit të Kosovës, nga një qeveri dhe nga një kryeministër kukull dhe i papërgjegjshëm. Dje është nënshkruar një marrëveshje që e kthen Kosovën 10 vjet prapa dhe është refuzuar projekti i gazsjellësit amerikan me të cilin rrezikohet Kosova, por edhe interesat amerikane në Ballkan. Në marrëveshjen për targat, Albin Kurti e ka goditur fortë sovranitetin e vendit dhe karakterin unitar të shtetit[...]Ky njeri po dje ka marrë vendimin më antishqiptar dhe më antiamerikan në historinë e Kosovës, ka vendosur t’i thotë jo gazsjellësit amerikan. Refuzimi i qeverisë ndaj këtij projekti të interesit gjeostrategjik dhe gjeopolitik me dobi të lartë ekonomike për Kosovën është goditje ndaj shtetit dhe partneritet Kosovë-ShBA. Është hapje e derës për gazin rus dhe për Rusinë”, tha ai.

Haradinaj tha se refuzimi i gazsjellësit të mbështetur nga MCC-ja amerikane, nuk është punë kosto, por ideologjie e një të majte pro-ruse, duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Haradinaj: Paratë e Gazprom ia kanë pru punën Vetëvendosje dhe Albin Kurtit me refuzu gazsjellësin amerikan

Nuk e kanë punën te kosto, por ideologjia e tyre e një të majte pro ruse i bind këta se gjithçka po bëhet në të keqën e Kosovës. Është absurde me guxu me u arsyetuar se e refuzon një projekt që për grand i ka 200 milionë euro, ka një kredi të butë dhe ka 600 milionë investime në Kosovë si partnerit publiko-privat dhe vjen nga Amerika dhe siguron gazifikimin e Kosovës. Çdo ditë e humbur nga qeveria jonë është vonesë në së fuqizimin e Kosovës. Paratë e Gazprom-it ia kanë pru punën Vetëvendosje dhe Albin Kurtit me refuzu, nuk është që po mbrojnë interesat e Kosovës, por paret e Gazprom-it kanë arritur derti tek mendja e tyre, dje ia kanë bërë shërbimin më të mirë[...]E respektoj të majtën atdhetare shqiptare por i bëjë thirrje mos të përkrahin një të majtë anarkiste që i shërben interesave të Putinit, distancohuni prej këtyre njerëzve”, shtoi Haradinaj.

Për këtë arsye, Hardinaj tha se kryeministri, Albin Kurti i ka plotësuar të gjitha kushtet që të jap dorëheqje nga posti që mbanë.

Haradinaj: Ky njeri i ka plotësuar të gjitha kushtet që të jap dorëheqje

Ky njeri i ka plotësuar të gjitha kushtet që të jap dorëheqje, mbetja e tij në këtë detyrë qoftë edhe për një ditë të vetme është e dëmshme dhe rrezikshme për Kosovën. Unë me kohë e kam vërejtur se është mashtrues dhe kam dyshuar se është i rrezikshëm për vendin. Për atë arsye e kam pyetur se kush je ti, a mos je i zënë peng dhe ka po e qon Kosovën. Sot dyshimet e mia se ai është i dëmshëm dhe rrezikshëm për vendin u vërtetuan”, theksoi lideri opozitar.

Derisa tha se do të ndërmarrin të gjitha veprimet demokratike për të kundërshtuar marrëveshjen e Brukselit për targat dhe vendimin për refuzim të gazsjellësit amerikan.

Sipas tij në refuzimin e gazsjellësit amerikan nuk duhet të fshehët presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por të dalë me qëndrim zyrtar.

Haradinaj: Çdo veprim që na lejon demokracia do ta ndërmarrim

Çdo veprim që na lejon demokracia do ta ndërmarrin, i bëjmë thirrje partive politike dhe presidentes të mos fshehët. Çka ka ndodhur dje nuk është pak, jo për këtë projekt nuk është pak për Kosovën, ka pasoja të shumanshme”, tha ai.

Pas rreth 2 javësh tensionim dhe bllokada në veri të vendit, pas vendimit për reciprocitet nga Kosova, dje në Bruksel është arritur një marrëveshje për targat e automjeteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu dje, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se kanë nevojë për më shumë kohë dhe informata për ndërtimin e ndërtimin e infrastrukturës së gazsjellësit, teksa të njëjtat për shkak të afateve kohore nuk i ka ofruar MCC-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat