NATO: Mbetemi në kontakt të vazhdueshëm me Kurtin dhe Vuçiqin

Aktuale

NATO: Mbetemi në kontakt të vazhdueshëm me Kurtin dhe Vuçiqin

Nga: F. B Më: 2 tetor 2021 Në ora: 08:52
Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg dhe i dërguari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak kanë biseduar për dialogun mes Beogradit edhe Prishtinës dhe çështjet tjera në regjionin e Ballkanit perëndimor, ka kumtuar NATO, njofton “RTS” transmeton “Bota sot”.

Me këtë rast shefi i aleancës Stoltenberg ka theksuar se NATO përshëndet marrëveshjen e arritur për qetësimin e situatës në veri me ndërmjetësimin e BE-së duke nënvizuar se KFOR-i luan rolin kyç në përmbushjen efikase të marrëveshjes së arritur, po ashtu NATO mbetet fuqishëm i përkushtuar për stabilitetin e Ballkanit.

Si thuhet në kumtesë,  NATO do të vazhdojë të mbetet në kontakt me presidentin e Serbisë Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Kurti për nevojën e qetësimit dhe evitimit të tensioneve dhe për përkushtimin për kthim në dialog.

"NATO fuqishëm mbështet dialogun me ndërmjetësimin e BE dhe përpjekjet e tjera me qëllim normalizimin e raporteve mes Beogradit edhe Prishtinës si rrugën e vetme për arritjen e marrëveshjes së përhershme politike dhe stabilitetin në regjion”, thuhet në kumtesë.

Stoltenberg ka përshëndetur edhe bashkëpunimin e ngushtë konstruktiv me BE-së dhe NATO-së si shembull të shkëlqyer të kooperimit mes dy organizatave.

Këtë njoftim përmes Tviterit e ka shpërndarë vetë Stoltenberg pas njoftimit të publikuar nga Lajçak, ku thuhet se kishte kënaqësi të njoftonte Stoltenberg për arritjen e marrëveshjes dhe bisedën për hapat e mëtejshëm.

"Kam falënderuar KFOR-in për shkak të rolit të tij me rëndësi dhe kontributin e deritashëm, bashkëpunimin mes BE edhe NATO është kyçe në regjion dhe ndajmë qëllime t përbashkëta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat