Kthimi nga pikat kufitare: Agim Bahtiri fton qytetarët për pritje të policëve të Njësisë Speciale

Aktuale

Kthimi nga pikat kufitare: Agim Bahtiri fton qytetarët për pritje të policëve të Njësisë Speciale

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 15:24
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka bërë thirrje që qytetarët të mblidhen për t’i pritur policët e Njësisë Speciale të Kosovës derisa kthehen nga Jarinja dhe Bërnjaku.

“I ftoj qytetarët e Mitrovicës që në ora 16:00 t’i mirëpresin dhe përshëndesin heronjtë e gjallë të Kosovës, pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës tek ish-Hotel “Adriatiku” në Mitrovicë, të cilët do të kthehen nga pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak”, ka shkruar Bahtiri.

Pak momente më parë policët kosovarë janë larguar nga dy pikat kufitare, pasi që paraprakisht janë larguar barrikadat dhe protestuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat