Latifi: VV nuk do ta përsëritë rezultatin e 14 shkurtit në zgjedhjet e 17 tetorit

Aktuale

Latifi: VV nuk do ta përsëritë rezultatin e 14 shkurtit në zgjedhjet e 17 tetorit

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 21:50
Blerim Latifi

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje si rrjedhojë e rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme, ka krijuar komoditet edhe në zgjedhjet lokale. Për këtë, Latifi ka paralajmëruar se mund t’i dëshpërojë këtë subjekt.

Latifi ka thënë se Vetëvendosje nuk ka investuar politikisht në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Rezultati i 14 shkurtit nuk do të përsëritet në zgjedhjet e 17 tetorit. VV ka hy në këto zgjedhje me një lloj komoditeti. Fryma politike nuk është e qëndrueshme në kohë. Nuk është një konstantë që qëllon në kohë, kështu që nuk besoj se investimi apo besimi i madh i Vetëvendosjes do t’i përmbushë pritjet”, ka thënë ai.

“Unë konsideroj se komoditeti me të cilin ka hy VV në këto zgjedhje lokale, duke mos investu në kandidatura sfiduese, nuk është lodh me nxjerrë kandidatura të cilat do të sfidonin seriozisht disa kryetarë komunash. Në aspektin tjetër, nuk i ka kushtu shumë rëndësi fushatës, diçka të cilët e kanë bërë kundërshtarët politikë”, ka shtuar tutje Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat