2.330 raste aktive me COVID-19

Aktuale

2.330 raste aktive me COVID-19

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 07:24
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.357.810 doza të vaksinës.

Sipas MSh-së, deri më sot 551.601 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve nga COVID-19 është 154.881

Katër persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 56 raste të reja pozitive, ndërsa 281 qytetarë janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat