Bislimi për reciprocitetin: 12 ditë para zbatimit vendimi iu komunikua Bashkësisë Ndërkombëtare

Aktuale

Bislimi për reciprocitetin: 12 ditë para zbatimit vendimi iu komunikua Bashkësisë Ndërkombëtare

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 11:35
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh shefi i delegacionit të Kosovës në Bruksel, Besnik Bislimi, u është përgjigjur deputetëve të Kuvendit në lidhje me marrëveshjen për targat.

Ai tha se në këto diskutime për targat kishte shumë të pavërteta.

Njëra prej tyre ishte edhe ajo se vendimi për reciprocitetin ishte i pa konsultuar  me opozitën dhe Bashkësinë Ndërkombëtare.

“Ky vendim u është komunikuar si Bashkësisë Ndërkombëtare ashtu edhe opinionit vendor që në datën 9 shtatorit 2021, do të thotë 12 ditë para fillimit të zbatimit të tij dhe unë deri më sot nuk e kam ditur që Ministria e Punëve të Brendshme duhet të konsultohet me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PDK-së para se marrë ndonjë vendim operativ”, u shpreh Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat