​AAK: Kosova mund të konsideroi fitore të Pirros marrëveshjen për targat

Aktuale

​AAK: Kosova mund të konsideroi fitore të Pirros marrëveshjen për targat

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 11:52
Bekë Berisha

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka quajtur fitore të Pirros për Kosovën marrëveshjen në Bruksel për targat e automjeteve.

Duke vlerësuar se Serbia ka dalë më mirë nga kjo marrëveshje, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha në seancën plenare të Kuvendit, tha se fjala reciprocitet në këtë marrëveshje i duhet kryeministrit, Albin Kurti për zgjedhje lokale.

Berisha: Kosova mund të konsideroi fitore të Pirros marrëveshjen për targat

“Serbia ka dalë nga kjo situatë shumë mirë sepse për një koncesion nëse herën e parë ka marrë privilegje të tjera, tash për të njëjtin koncesion të moçëm po merr koncesione të reja. Serbia u tregua në pyetjet e BE-së si faktor i paqes pa dhënë asnjë gjë, tash topi është në anën e Kosovës për koncesion.... janë riorganizuar strukturat paralele dhe do të marrin veprime shumë më të koordinuara sepse ndihe fituese dhe është ngritur besimi i tyre ndaj Vuçiqit. Kosova mund të konsideroi fitore të Pirros implementimin e marrëveshjes së vitit 2015 sepse e ka fjalën reciprocitet në të. Kjo i duhet Albin Kurtit për zgjedhje lokale”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat