Zjarri i fuqishëm në Prishtinë, deklarohet Policia

Aktuale

Zjarri i fuqishëm në Prishtinë, deklarohet Policia

Nga: Bota sot Më: 4 tetor 2021 Në ora: 13:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 14:53) - ​Lokali që u përfshi nga zjarri ishte jofunksional

Lokali në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë që ishte përfshirë nga zjarri këtë të hënë ishte jofunskional dhe nuk ka pasur njerëz përreth.

Në vendin e ngjarjes veç policisë dhe zjarrfikësve kanë dalë edhe zyrtarë komunal të cilët kanë deklaruar se nuk ka njerëz të lënduar, dëmet janë vetëm materiale.

Ajo thotë se organet kompetente do të bëjnë hetimet dhe do të vijnë në përfundim se cili ishte shkaktari i zjarrit.

Braha: Do të bëhen hetimet për të parë se cili ishte shkaktari i zjarrit

"Këtu jemi sot siç njihet 'Parku i Heroinave' dhe kemi pas një rast ku ka pas djegie të një lokali lartë që janë, fatmirësisht ajo është një pjesë jo funksionale, nuk është duke u shfrytëzuar dhe fatmirësisht edhe lokalet poshtë nuk janë prekur nga djegia. Do të thotë kemi dëme materiale vetëm të pjesës lart që po e përsërisë që është e pashfrytëzuar, kurse lokalet poshtë nuk kanë ndonjë djegie. Organet do t’i bëjnë hetimet dhe do të vijnë në përfundim se çka është shkaktari por tani për tani zjarrin veçse e kemi lokalizuar”, ka deklaruar Braha.

Komandanti i zjarrfikësve në Komunën e Prishtinës Latif Zeka ka treguar për ndërhyrjen që bënë zjarrfikësit në momentin kur ata u informuan për zjarrin në këtë pjesë të kryeqytetit.

Zeka: Si jemi njoftuar, zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes

"Zjarrfikësit po sa e kanë marrë lajmin në 12:49 kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarri ka qenë jashtëzakonisht një hovë i madh në zhvillim. Por për fat të mirë ata që momentin që kanë ardhur e kanë shti zjarrin nën kontroll dhe nuk ka dëme përveç demit lartë që ka ndodhur. Lokalet tjera janë lokalizuar dhe janë shpëtua. Për dëmet materiale nuk e di, janë ekspertët edhe të Policisë edhe të brigadës se zjarrfikësve që është inspektori i parandalimit të zjarreve ku do ta vlerësojmë sa dëme dhe prej çka ka ndodh zjarri, ka thënë ai.

***

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth zjarrit që ka kapluar një lokal në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka deklaruar se në vendin e ngjarjes ndodhen policia dhe zjarrfikësit.

“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për zjarr në një lokal në rrugën Luan Haradinaj, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët janë duke bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin në atë pjesë. Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka deklaruar Ahmeti.

Image

Ekipi i Radios Evropa e Lirë që gjendet në vendin e ngjarjes, tha se lokali që u përfshi nga flakët ishte i papërfunduar dhe ishte i ndërtuar me dru dhe llamarinë.

***

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në Prishtinë.

Zjarri ka shpërthyer në një nga lokalet afër Hotel Grandit në kryeqytet, përcjell Bota sot.

Nuk dihet ende se a ka persona të lënduar dhe se se cili është shkaku i zjarrit.

Zjarrfikësit dhe forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat