“Shteti mori dy goditje të rënda”/ Analisti nga Amerika ‘godet’ Ramushin, ia përmend këto afera

Aktuale

“Shteti mori dy goditje të rënda”/ Analisti nga Amerika ‘godet’ Ramushin, ia përmend këto afera

Nga: N.Sh. Më: 5 tetor 2021 Në ora: 09:17
Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së djeshme në Kuvendin e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, se i ka dhënë dy goditje të rënda Kosovës.

Sipas tij, marrëveshja për targat dhe refuzimi i gazsjellësit amerikan janë goditjet që mori shteti i Kosovës.

Mirëpo, me këto deklarata nuk po pajtohet analisti nga Amerika, prof. Binak Maxharraj.

Ai përmes një shkrimi të gjatë në facebook, thotë se, Haradinaj është një figurë tragjiko-komike e jetës politike në Kosovë.

Sipas tij, Haradinaj nuk din as me kritiku Kurtin.

Maxharraj ia përmend edhe dështimet dhe aferat e Ramushit në qeverisjen e tij.

Shkrimi i plotë:

KUR RAMUSH HARADINAJ SILLËT VËRDALLË...

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj është një figurë tragjiko-komike e jetës politike, më shumë po merret më punët e qeverisë Kurti II se sa me rimëkëmbjën e AAK e cila nga zgjedhjet në zgjedhje po i zvogëlohet.

Kritikat ndaj Kryeministrit Kurti i ka bërë specialitet, mëny të përditshme. Gjithçka thotë në këto kritika, por ajo se çka shihet te ai nuk din me kritiku, nuk dinë se përçka kritikon, nuk din as se ku e ka qëllimin e kritikës së tij ndaj Albin Kurtit.

Midis tjerash, bie fjala, ai thotë:

"Shteti i Kosovës i ka marrë dy goditje të rënda që ka shpallja e pavarësisë nga një kryeministër kukull. Dje është nënshkruar një marrëveshje që e kthen Kosovën 10 vjet prapa, po ashtu edhe refuzimin e gazsjellësit amerikan.

Me anë të marrëveshjes për targat e automjeteve Kurti goditi sovranitetin e vendit. Ky njeri e ka bërë hisedar Serbinë dhe ka pranuar të negociojë punën e ndjeshme të brendshme. Ky njeri me vendimin për gazsjellësin ka marrë vendimin më antiamerikan. Ky njeri ka nisur epikën anti Kosovë dhe anti Amerikë”.

Pra e akuzon Kurtin për dy godtije të “rënda” që nga shpallja e pavarësisë: vendosjen e targave për automjete për të cilën po thotë se kthyen Kosovën 10 vite pas, dhe për vendimin e gazsjellsit i cili ende nuk është marrë, përçka edhe e akuzon rëndë Kurtin bile edhe e quan antiamerikan, anipse këtu te na në Kosovë antiameriaknizmi është si lojë guxhas nga Dukagjini.

Edhe Ramushi e din dhe e ka të qartë se Albini është më proamerikan se sa Ramushi vet, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa e shumë të tjerë.

Për reciprocitetin me targa të automjeteve e bëri Kurti me plotë të drejtë, sepse një guxim të këtillë nuk e pati as qeveria Thaçi, as ajo Mustafa, anipse Serbia e kishte bërë këtë para duke i gjobitur qytararët tonë që 10 vite rresht.

Por, se ishte e drejtë vendosja e reciprocitetit me targa që e vuri qeveria Kurti II ia dha përgjegjen edhe vetë Amerika përms Eskobarit duke e përkrah qeverinë Kurti duke i thanë se Kosova pati plotesisht të drejtë të vejë reciprocitetin më Serbinë, që do të thotë se fare nuk u godit sovraniteti i vendit, sepse sovraniteti nuk mund të prishet me targa automjetesh.

Por, sikur z.Ramush Haradinaj ka harruar se grushtin dhe goditjen më të madhe ia ka thënë sovraniteti të Kosovës është vetë Ramushi kur iu bë karshillak Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës të cilët ia shiten (kishe në emër të liberalizimit të vizave që kurrë nuk erdhën) ose ia falen Çakorrin Malit të Zi me 8200 hektar tokë që kurr nuk ishte i Malit të Zi, të cilin as kral Nikolla e as Mark Milani as me luftra s’kanë mujtë me e marrë sepse me plotë fanatizëm e mbrojshin kreshiket e Rugovës. Kurse tash liderët e Malit te Zi  po thonë se Kosova mund të këthej Çakorrin vetëm me luftë e as se si ndryshe.

Por, pse Ramushi kaq shumë, e kaq shpesh po i gjuhet Albinit në shpinë kur edhe vetë e din se qveria Haradinaj ka qenë qeveri me shumë afera dhe skandale ndër më të ndryshmet, më qeverisje të keqe dhe shumë te dobët me shpenzime enorma derisa edhe rezervat e shtetit i qiti në zero.

Por, kritikat kaq të ulëta të pa krimpta qe s’haën me kurgja të Ramush Haradinaj e kanë qëllimin të frika e tij ndaj aktpadisë së paraqitur nga ministri Hekuran Murati në prokuroro për keqpërdorimet e shpronsimit të tokava të autostradës Prishtinë-Pejë që së shpejti mund të përballaet më drejtësinë.

Kritikat e Ramush Haradinajt janë të pa kripta, pa melmesë janë aq të pa baza dhe të thata atë cilat bazën e kanë askund. Lideri i AAK Ramush Hradinaj është figura më tragjike sot e jetës politike në Kosovë, ai po merret me gjithçka dhe me asgjë që bazën se kanë askund.

Për liderin e AAK Ramush Hradinaj më mirë do të ishte të merret me punët e shtëpisë së vet AAK aktivistët e se cilës po i ikin për çdo ditë, të merret me kthjellimin e parties, freskimin e saj më kuadro të reja, riorganizimin e partisë e cila e ka marrë teposhtëzën dhe nëse nuk e ndal së shpejti do ti bienga Liga e parë, se sa të merret me kritikat boshe të pa vend me qeverinë Kurti II, bile edhe duke e kërkuar pa bazë doreheqjën e tij.

Ky hala se ka kuptu se me 14 shkurt 2021 kaloj koha e kalkulimeve, tuxharllaqeve midis partive me postet shteterore që nga Presidenti e poshtë. Tashti fatin e Kosovës nuk e kanë me tuxharet por e ka marrë populli, kësaj radhe duke ia besuar njeriut më të pa korruptuar Albin Kurti të cilit populli ia dha besimin në zgjedhjet e fundit, që do të thotë se sot në qeveri është populli e jo manipuluesit në emer të popullit.

Ramush Haradina sikur ka harruar se sa më shumë e kritikon Albinin pa kurrfarë baze veç çka ia rritë vlerën edhe më shumë, kurse e zvogëlon të vetën, sepse vetëm populli është ai barometri i cili e vlerëson secilën qeveri dhe kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat