Marrëveshja Kosovë- Serbi, deklarohet Borrell

Aktuale

Marrëveshja Kosovë- Serbi, deklarohet Borrell

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 15:08
Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka lavdëruar marrëdhëniet e mira të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka përmendur situatën e fundit të krijuar në veri të Kosovës, duke falënderuar emisarin amerikan, Gabriel Escobar për rolin e tij në bisedimet e fundit lidhur me Prishtinën dhe Beogradin.

Gjithashtu, në Ballkanin Perëndimor, unë duhet të them se bashkëpunimi me SHBA-në është shumë më i mirë.

Në krizën e fundit mes Kosovës dhe Serbisë – e cila u zgjidh falë punës së mirë të emisarit tonë të posaçëm Miroslav Lajçak – duhet të them se bashkëpunimi ynë me emisarin e SHBA-së ishte shumë pozitiv”, ka thënë Borrell para anëtarëve të Parlamentit Europian.

Tutje ai theksoi se të gjitëh pajtohen se ShBA-ja mbetet partneri strategjik më i afërt dhe i rëndësishëm i Bashkimit Evropian.

Megjithatë, Borrell tha se pavarësisht lidhjes së fortë që ka BE me ShBA-në, duhet të fokusohen edhe në autonominë e tyre.

Marrëdhënia jonë me Shtetet e Bashkuara është, sigurisht, shtylla më e fortë e lirisë dhe prosperitetit tonë. Ne duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë atë, por në të njëjtën kohë, ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë autonominë tonë, sepse interesat tona nuk do të përputhen bash gjithmonë”, shtoi ai.

Ndryshe ditë më parë në Bruksel u arrit marrëveshja për vendosjen e stikerave në targat në automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas.

Kësisoj pas këtij vendimi pati reagime të shumta, ku ndër të tjerash opozita akuzoi Qeverinë Kurti kinse tashmë nisi të fus “Zajednicën” në zbatim e sipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat