Basha: BE të përqendrojë energjinë drejt marrëveshjes për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Basha: BE të përqendrojë energjinë drejt marrëveshjes për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 19:15
Lulzim Basha

Gjatë fjalës së tij në samitin e Ballkanit Perëndimor, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se BE duhet të përqendrojë energjinë e saj drejt marrëveshjes përfundimtare të njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Basha shprehet se vetëm në këtë formë mund të hyjmë në një epokë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit.

Kreu i PD shton se remineshencat e një të kaluare jo shumë të largët, të përziera me interesa gjeo-strategjike të fuqive jo-perëndimore, janë një fitil që mund të ndizet nga momenti në moment.

“Vetëm në këtë mënyrë do të hyjmë në një epokë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit Ngjarjet e fundit në kufirin Kosovë-Serbi dhe në Malin e Zi, tregojnë se sa e brishtë mbetet paqja dhe stabiliteti në këtë rajon.

Remineshencat e një të kaluare jo shumë të largët, të përziera me interesa gjeo-strategjike të fuqive jo-perëndimore, janë një fitil që mund të ndizet nga momenti në moment.  Siç e dimë të gjithë, problemet e pazgjidhura shumë lehtë mund të kthehen në kriza.

Kjo është arsyeja pse është jetike për BE-në që të përqëndrojë energjinë e saj drejt marrëveshjes përfundimtare të njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe për ta arritur këtë, njohja e Kosovës nga 5 Shtetet Anëtare të mbetura duhet së pari të përfundojë.

Asnjë paralelizëm nuk mund të bëhet, asnjë argument nuk mund të justifikojë mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, përderisa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka certifikuar atë Vetëm në këtë mënyrë, Ballkani Perëndimor do të hyjë në një epokë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit, e cila me siguri do të jetë një vlerë e shtuar për BE-në”, u shpreh Lulzim Basha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat