Von der Leyen: Jemi një familje evropiane, Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së

Aktuale

Von der Leyen: Jemi një familje evropiane, Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 09:41
Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka arritur në samitin BE- Ballkani Perëndimor që po mbahet në Brdo të Sllovenisë.

Ajo para gazetarëve ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e Bashkimit Europian.

“Ky është një samit i rëndësishëm me Ballkanin Perëndimor. Ne duam të përcjellim një mesazh të qartë dhe ky mesazh është që Ballkani Perëndimor përket në Bashkimin Europian, ne i duam ata në Bashkimin Europian dhe jemi një familje evropiane.

Ne ndajmë historinë e njëjtë, vlerat e njëjta dhe jam thellë e bindur se ndajmë edhe të njëjtin fat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat