Në praninë e Merkelit dhe Macronit, Kurti në Slloveni do të takohet me Vuçiqin

Aktuale

Në praninë e Merkelit dhe Macronit, Kurti në Slloveni do të takohet me Vuçiqin

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 10:54
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se sot në Slloveni do të takohet edhe me presidentin e Serbisë,  Aleksandar Vuçiq.

Kurti këtë ua ka konfirmuar gazetarëve të cilëve u ka thënë se takimi do të ndodhë mes dy sesioneve të Samitit të Brdo-s, shkruan lajmi.net

Në takim, siç bëhet e ditur, do të jenë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe presidenti francez, Emanuel Macron.

Më herët në një deklaratë për media, Kurti tha se Kosovës i është bërë një e padrejtë e madhe me mos-liberalizimin e vizave, ani pse Komisioni Evropian ka dhënë rekomandim pozitiv që tre vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat