Ministria e Financave ia bllokon pagesat ‘superkryetarit’ të PDK-së, Agim Aliut

Aktuale

Ministria e Financave ia bllokon pagesat ‘superkryetarit’ të PDK-së, Agim Aliut

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 21:26
Agim Aliu

Partia Demokratike e Kosovës ka një kryetar komune, që e trumbeton si kryetari më i mirë i gjithë qyteteve të Kosovës.

Ai është Agim Aliu i Ferizajt, që si menaxher e ka pruar punën që tash kjo komunë s'mund të kryejë asnjë pagesë.

Por, Agim Aliu me qeverisjen e tij ka futur Ferizajn në borxh "deri n'fyt".

Këtë e konfirmon dokumenti i Thesarit të Shtetit që i tregon se mjetet e komunës në llogari, nuk mbulojnë borxhet që ka.

Kështu që Ferizajt i janë bllokuar të gjitha pagesat.

Shuma që mbërrin borxhi i Komunës së Ferizajt është rreth 3 milionë euro, me 155 urdhëra të prerë që presin të ekzekutohen.

Një letër e njëjtë i kishte shkuar edhe Komunës së Mitrovicës, e cila për shkak të kontratave kolektive ka një borxh prej 1.3 milionë euro.

Letrat dërguar Mitrovicës dhe Ferizaj janë të njëjtës datë, por media të afërta me PDK-në kishin publikuar vetëm letrën derguar Komunës së Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat