Mehaj pret në takim ambasadorin e ri italian, zotohen të thellojnë bashkëpunimin mes dy shteteve

Aktuale

Mehaj pret në takim ambasadorin e ri italian, zotohen të thellojnë bashkëpunimin mes dy shteteve

Nga: A.SH Më: 7 tetor 2021 Në ora: 13:06
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ambasadorin të ri Italian në vendin tonë, z.Antonello De Riu.

Ata u zotuan që së bashkë të theëëojnë bashkëpunimin mes dy shteteve.

Postimi në Facebook:

Sot prita në vizitë dhe i urova mirëseardhje ambasadorit të ri Italian në vendin tonë, z.Antonello De Riu.

Përveç falënderimit për mbështetjen e gjithanshme të Republikës së Italisë, ambasadorin De Riu e njoftova edhe me të arriturat e deritashme si dhe vizionin, qëllimet dhe objektivat e mi strategjik në proces dhe në të ardhmen.

Të dy u pajtuam që të rrisim dhe thellojmë edhe më tej bashkëpunimin bilateral në mes të dy shteteve, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në mes ministrive të mbrojtjes së dy vendeve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat