“Skandal” i paparë dhe i padëgjuar më parë, Avdyli komenton për pastrimin e mbi 472 mijë eurove

Aktuale

“Skandal” i paparë dhe i padëgjuar më parë, Avdyli komenton për pastrimin e mbi 472 mijë eurove

Nga: A.Zh Më: 7 tetor 2021 Në ora: 19:32
Haxhi Avdyli

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka reaguar për skandalin në Radio Televizionin e Kosovës, ku në vend të KRU “Pastrimi”, RTK-ja ia  pagoi për rreth 5 vjet, mbi 472 mijë euro kompanisë “Pastimi”.

Deputeti Avdyli ka ironizuar me skandalin, duke thënë se fjala “Pastimi” duhet të regjistrohet në fjalorin e gjuhës shqipe, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se ky pastrim parash, është i paparë dhe i padëgjuar më parë në Kosovë.

Reagimi i tij në Facebook:

PASTIMI fjalë e re që duhet të regjistrohet në fjalorin e ri të gjuhës shqipe. Pastrimi i parave të taksapaguesve kosovarë përmes RTK i pa paparë dhe i padëgjuar më parë. A thua PrOKUrOrIA ka dëgjuar apo akoma në gjumë janë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat