Von der Leyen: BE të shpëtojë sa më parë nga gazi dhe nafta

Aktuale

Von der Leyen: BE të shpëtojë sa më parë nga gazi dhe nafta

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 20:41
Von der Leyen

Kriza e çmimeve të energjisë është një motiv më shumë për Bashkimin Europian për t’u shkëputur nga burimet fosile.

Duke folur gjatë një samiti virtual për burimet e rinovueshme të energjisë, Von der Leyen tha se për Bashkimin Europian është jetike, pavarësia nga gazi dhe nafta.

Në këto javët e fundit, po e shohin sa thelbësore është pavarësia nga gazi, nafta apo qymyri. Prodhuesit e gazit nuk po rrisin prodhimin pavarësisht kërkesës së lartë dhe kjo ka çuar në dyfishim të çmimit. Ndërsa çmimi i energjisë së rinovueshme mbetet i qëndrueshëm”.

Nga fillimi i vitit, çmimi i gazit është rritur 400% në tregun europian, teksa Rusia nuk pranon të rrisë furnizimin, teksa kërkon nënshkrimin e kontratave afatgjata me Bashkimin Europian.

Analistët thonë se Putin po redukton transportin e gazit nga tubacionet që kalojnë nga Bjellorusia, duke ushtruar presion që perëndimi të pranojë gazsjellësin e sapondërtuar Nord Stream II, që transporton gazin rus nga deti Balltik drejt Gjermanisë.

Por për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë perëndimorë, ky tubacion shton fitimet për Rusinë dhe nxjerr jashtë loje Ukrainën si faktor në furnizimin e tregut europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat