Qytetarët të irrituar me terminet për viza në Gjermani, ja çfarë paralajmërojnë për të hënën në Prishtinë

Aktuale

Qytetarët të irrituar me terminet për viza në Gjermani, ja çfarë paralajmërojnë për të hënën në Prishtinë

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë tash e katër muaj po lëshon viza pune për shtetasit e Republikës së Kosovës.

Për ta siguruar një vizë pune, fillimisht duhet të behet një termin në formën online.

Sigurimi i një termini është bërë problem shumë i madh për qytetarët, pasi numri i atyre që dëshirojnë të shkojnë të punojnë në Gjermani është mjaft i madh.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë çdo fillim muaji hap linkun, ku qytetarët mund të aplikojnë.

Por për ta zënë një termin sipas disa qytetarëve duhet të paguhen agjencionet e ndryshme, pasi vet është shumë problem të sigurohet një termin, ngase sistemi online nuk po e lejon një gjë të tillë për shkak të ngarkesës së madhe në momentin kur po hapet për aplikim.

Për këtë ata po akuzojnë ambasadën dhe agjencionet e ndryshme, të cilët sipas tyre për një termin po kërkojnë nga 500 deri në 2500 euro.

Lidhur më këtë disa persona në një grup në Facebook me emrin “Ambasada Gjermane, Vizat e Punës (Terminët)”, kanë paralajmëruar protestë para Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.

Kjo protestë do të organizohet ditën e hënë nga ora 14:00 me moton ‘STOP mashtrimeve’.

Më poshtë keni postimin në grupin “Ambasada Gjermane, Vizat e Punës (Terminet)”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat