Për herë të parë pas gati dy muajsh, sot në Kosovë s’pati viktima nga COVID-19

Aktuale

Për herë të parë pas gati dy muajsh, sot në Kosovë s’pati viktima nga COVID-19

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Pas gati dy muaj nga shifra të larta të viktimave nga COVID-19, sot nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Përgjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se asnjë pacientë i infektuar me COVID-19 nuk ka humbur jetën.

Më 9 gusht, MSh kishte njoftuar se nuk ishte shënuar asnjë rast i vdekjes, kur ishte edhe data e fundit që nuk pati viktima nga koronavirusi në Kosovë.

Megjithatë procesi i vaksinimit po vazhdon në qytetet e Kosovës, ku gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 10 mijë e 736 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kujtojmë se java e fundit e muajit gusht ishte e zezë pasi që për pesë ditë kishin humbur jetën 78 persona si pasojë e infektimit me koronavirus.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht është 1 mijë e 676.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat