Gashi për kooperativat: “Fermerët duhet të punojnë bashkërisht”

Aktuale

Gashi për kooperativat: “Fermerët duhet të punojnë bashkërisht”

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 23:55
Hartim Gashi

Drejtori ekzekutiv në shoqatën për përpunimin e pemëve dhe perimeve “Pepeko”, Hartim Gashi, foli rreth çështjes së rëndësisë së kooperativave bujqësore, duke thënë  se fermerët në vendin tonë duhet të punojnë më shumë rreth organizimit të tyre.

Ai u shpreh se pas luftës janë bërë disa tentativa për t’i organizuar këto kooperativa dhe se asnjëherë nuk është vonë të fillojë organizimi i fermerëve sepse siç tha, gjithmonë fuqia e tyre bëhet më e madhe karshi blerësve për produkte ose shërbimet e tyre.

“Më 2018 kam qenë në Hungari dhe mënyra e organizimit të fermerëve atje ishte mbresëlënëse. Te ne vazhdojmë të kemi paragjykime”.

“Fermerët duhet të ulen dhe të punojnë bashkërisht. Me mendësinë aktuale të mënyrës së organizimit është e vështirë të flasin njëzëri karshi një blerësi potencial. Gjithmonë dikush e shfrytëzon pozitën për të krijuar dominim dhe për t’i përdorur për interesa të veta personale. Asnjëherë s’kanë arritur t’i marrin mjetet si rezultat i mos organizimit të duhur nga njerëzit udhëheqës të këtyre kooperativave”.

“Pas luftës ka pasur gjithashtu edhe tentime prej kompanive të ndryshme për t’i organizuar fermerët, i kanë subvencionuar, i kanë mbështetur edhe donatorët me mjete që kanë qenë pronësi e kooperativës, por asnjëherë s’është arritur suksesi i duhur”, deklaroi Gashi.

Ai po ashtu vlerësoi edhe se shteti duhet të ndërmerr iniciativa duke i bërë analizat e mirëfillta në lidhje me atë se në cilat produkte Kosova ka kapacitete dhe po ashtu të mos i kopjojë programet e mbështetjes prej vendeve të rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat