Prognoza e Isa Mustafës, ja komunat që do t’i fitojë LDK-ja

Aktuale

Prognoza e Isa Mustafës, ja komunat që do t’i fitojë LDK-ja

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 11:15
Isa Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës do të përformojë më së miri në rundin e parë.

Kështu ka deklaruar sh-kryetari i saj, Isa Mustafa.

Sipas tij, LDK-ja mund t`i sfidojë partitë tjera edhe në disa komuna në të cilat nuk ka qeverisur më parë.

Besoj fort se në komunat, të cilat i ka qeverisur, LDK është më e mira. Ka treguar performancë të mirë dhe përgjegjësi në qeverisje para qytetarëve. LDK mund ti sfidojë partitë tjera edhe në disa komuna të cilat nuk i ka qeverisur aktualisht e në të cilat subjektet tjera nuk kanë treguar rezultate. Jam i bindur se ne raundin e parë LDK do të jetë më e mira”, u shpreh Mustafa.

Mustafa tha se për të më me rëndësi është rundi i parë sesa ai i dytë.

Për këtë ka një arsye.

Për mua janë me rëndësi rezultatet në raundin e parë, sepse aty tregohet mbështetja qytetarëve për kandidatët. Raundi i dytë është i pazareve politike që e deformon vullnetin qytetar”, vlerësoi Mustafa.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Kosovë, ka caktuar 17 tetorin 2021 datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat