Mustafa për hekurudhën Prishtinë-Durrës: Kosova ndërlidhet fuqishëm me Shqipërinë dhe korridoret paneuropiane

Aktuale

Mustafa për hekurudhën Prishtinë-Durrës: Kosova ndërlidhet fuqishëm me Shqipërinë dhe korridoret paneuropiane

Nga: M.L. Më: 8 tetor 2021 Në ora: 16:17
Muhamet Mustafa

Eksperti i ekonomisë dhe ish deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa vlerëson se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë duhet të bashkëpunojnë ngushtë në aspektet teknike dhe financiare që projekti i hekurudhës Prishtinë-Durrës sa më shpejt më të hyje ne fazën e zbatimit

Në një postim në Facebook ai tha se këto ditë morëm lajme inkurajuese se Qeveria e Shqipërisë i është qasur seriozisht realizimit të projektit për Hekurudhën Prishtinë- Prizren-Milot - Durrës .

“Ajo vendosi që të marrë pjesë në financimin e studimit të fizibilitetit, hapi i parë për realizmin e këtij projekti , që deri tani mungonte. Qeveria e Kosovës kishte dhënë pajtimin për pjesëmarrje në financimin e këtij studimi pra më shumë se pesë vitesh . Qeveria Shqiptare kishte një hezitim deri tani, kryesisht për shkak për shkak të kostos së tij dhe për faktin se barra kryesore e kësaj kostoje bie për pjesën Prizren- Milot e cila, për dallim prej segmenteve të tjera,,duhet të bëhet në një trase të re . Ky projekt synohet të kandidohet tek fondet e paralajmëruara të BE për Ballkanin Perëndimor ( WB6)”, shkruan Mustafa në Facebook.

Mustafa theksoi se pas këtij vendimi është me rëndësi esenciale, që pa humbur kohë, të dy qeveritë tona të bashkërendisin angazhimin e tyre për gjithë aspektet teknike dhe financiare, duke e konsideruar si projekt të përbashkët, me interes të përbashkët dhe si investim të përbashkët.

“Ky projekt ka rëndësinë e tij të padiskutueshme, për efekte e tija drejtpërdrejta dhe të tërthorta ekonomike dhe gjeostrategjike . Ndërlidhet fuqishëm me korridoret paneuropiane të transportit , nëpërmjet Nishit , Beogradit dhe më tutje Budapestit dhe Zagrebit. Si e tillë ajo përbën lidhjen më të shkurtër nga Mesdheu, Afrika Veriore e Suezi për Evropën Qendrore dhe shumë vende të tjera tç BE. Me këtë Porti i Durrësit dhe portet e tjera shqiptare marrin një primat ndaj atyre alternative në Greqi, ose vendet e tjera fqinje. Kosova ndërlidhet fuqishëm me Shqipërinë dhe korridoret paneuropiane”, u shpreh Mustafa.

Ai rikujtoi se Qendra Shqiptare e Studimeve Strategjike dhe Bordi i saj ( e cila bashkon studiues dhe intelektualë nga Kosova dhe Shqipëria) që nga themelimi i saj , në nëntor të vitit 2012, ka lobuar fuqishëm që ky projekt ta marrë rrugën e realizmit.

“Veçanërisht drejtori ekzekutiv Geri Selenica është treguar i palodhshëm për ta mbajtur atë në vëmendje të qeveritarëve dhe opinionit. Në emër te Bordit të QSHSS i falënderohem për këtë angazhim të pashoq", përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat