IPKO vazhdon me fushatën ndërgjegjësuese, më tej shpërblen klientët e saj për vaksinimin

Aktuale

IPKO vazhdon me fushatën ndërgjegjësuese, më tej shpërblen klientët e saj për vaksinimin

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 16:34
IPKO

IPKO, po vazhdon fushatën e saj ndërgjegjësuese në mënyrë që të stimulojë qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19.

IPKO po i shpërblen të gjithë qytetarët e vaksinuar me 15% zbritje në të gjithë telefonat mobil. Klientët e vaksinuar mund të zgjedhin nga modelet më të fundit të celularëve dhe të përfitojnë zbritjen, si dhe të paguajnë me këste. Marrëveshja e drejtpërdrejtë me Apple dhe Samsung për shitjen e produkteve të tyre në dyqanet IPKO, garanton cilësinë e produkteve të shitura.

Muajin e kaluar, IPKO shpërbleu personat e vaksinuar me paketa falas ‘TIP bazik’ dhe ‘Internet në telefon’, për dy ditë, si një vlerësim për kujdesin për shëndetin e tyre dhe shëndetin e të tjerëve.

IPKO si një kompani që ka mbështetur vazhdimisht dhe ka qenë e përfshirë në shumë aktivitete që kontribuojnë në mirëqenien e shoqërisë, tani po avokon në mënyrë aktive vaksinimin si mënyrën më të mirë dhe më vendimtare për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Me përhapjen masive të virusit, ndikimi që ka në shëndetin e njerëzve, vendet e punës dhe ekonominë e përgjithshme, është në interesin më të mirë të të gjithëve që ta tejkalojmë këtë situatë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të kthehemi në normalitet.

Gjatë një deklarate në lidhje me situatën e pandemisë, CEO i IPKO -së, Robert Erzin, tha: ‘Ne në IPKO po bëjmë çmos për të stimuluar të gjithë që të vaksinohen. Ne e kemi filluar këtë fushatë brenda kompanisë dhe tani po përpiqemi të ndikojmë edhe tek të tjerët. Vaksinimi është falas dhe i disponueshëm për të gjithë, dhe kërkon përpjekje minimale për t'u vaksinuar. Ne në IPKO jemi mirënjohës për njerëzit që po vaksinohen sepse kjo na sjell një hap më pranë kthimit në normalitet dhe fillimit të jetesës së një jete normale, siç dihej para pandemisë! ’

Edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë pandemike, kur të gjitha bizneset dhe ekonomia u prekën rëndë, IPKO ka mbetur e përkushtuar ndaj qëllimeve dhe vlerave të saj korporative. IPKO është një kontribuues i shkëlqyer në shoqëri, duke iniciuar dhe mbështetur kauza të ndryshme me fokus kryesor shëndetësinë, edukimin dhe sportin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat