Sqarohet KQZ-ja: Nuk grumbullojmë të dhëna se si votojnë qytetarët

Aktuale

Sqarohet KQZ-ja: Nuk grumbullojmë të dhëna se si votojnë qytetarët

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 17:37
Sqarohet KQZ-ja: Nuk grumbullojmë të dhëna se si votojnë qytetarët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është sqaruar pas lajmeve të cilat po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale se “me datë 17 tetor në KQZ do të regjistrohen të dhënat se cila lagje dhe cila familje votoj kundër familjes Jashari”.

I pyetur lidhur me qarkullimin e një postimi të tillë nëpër rrjetin social Facebook, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi e ka mohuar këtë.

Sqarojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk grumbullon të dhëna të tilla.

Dhe se votimi është i fshehtë”, ka thënë Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat