Rama befason me deklaratën për bashkimin me Kosovën, tregon nëse do që ai të jetë një ditë drejtuesi i dy vendeve

Aktuale

Rama befason me deklaratën për bashkimin me Kosovën, tregon nëse do që ai të jetë një ditë drejtuesi i dy vendeve

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 22:56
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka shprehur aspiratën e tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por ka mohuar kategorikisht që ai të jetë një ditë drejtuesi i dy vendeve. I ftuar në “Zonë e Lirë”, kryeministri Rama tha se se pas viti 2030 ka plane të tjera për veten dhe se do që shërbimet si kryeministër ndaj Shqipërisë të kenë një limit.

Arian Çani: Plani për vitin 2030?

Edi Rama: Mandatin e katërt ne do ta fitojmë, por jemi fokusuar tek mandati i tretë. E shoh veten diku tjetër pas 2030-ës.

Arian Çani: A nuk e shikon vetën në krye të Shqipërisë së Madhe?

Edi Rama: Jo, sepse dua të kem një pjesë të jetës ku të jem i çliruar nga përgjegjësitë. Është mëse e mjaftueshme për të gjithë që shërbimet e mia ndaj vendit si i pari i punës të kenë një limit.  Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është në ëndrrat e mia, aspiratën time por jo të jem unë në krye. Kam plane të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat