Vetëm 1 mijë e 335 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Vetëm 1 mijë e 335 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 07:16
Ilustrim

Rastet me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar rënie të theksuar. Po ashtu edhe vdekjet kanë dukshëm në ditët e fundit.

Gjatë ditës së premte u raportuan vetëm 25 raste të reja të infektimit, ndërsa u shënua vetëm një viktimë.

Kurse rastet aktive me COVID-19 në nivel vendim ka rënë në 1,335.

“Nga 2.370 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 362 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.033. Në total numri i rasteve aktive është 1.335”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat