Rreth 600 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kundër COVID-19

Aktuale

Rreth 600 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kundër COVID-19

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 07:31
Ilustrim

Procesi i vaksinimit në Kosovë vijon me ritëm të shpejtë. Mesatarisht çdo ditë në Kosovë po vaksinohen rreth 15 mijë qytetarë.

Si rrjedhojë që nga fillimi i këtij procesi, në Kosovë janë dhënë mbi 1.4 milion doza të vaksinës.

Ndërsa deri më tani me dozë të dytë janë vaksinuar rreth 600 mijë qytetarë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.005 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.419.979 doza të vaksinës. Deri më sot 598.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.

Institucionet shëndetësore vazhdimisht po bëjën thirrje për vaksinim, teksa Qeveria synon që deri në fund të vitit mbi 60 për qind e popullatës të vaksinohet kundër COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat